Botë

Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet në Kinën jugore

Kina shira permbytje

Foto: Associated Press

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e shirave të dendur të shoqëruar me rrëshqitje dheu në Kinën Jugore, raporton “Associated Press”. 

Dëme ka pësuar edhe rrjeti energjetik i vendit me ndërprerje të energjisë në fshatra të shumta.

Sipas autoriteteve lokale, tre helikopterë dhe më shumë se 200 ekipe shpëtimi po vazhdojë operacionet e kërkim shpëtimit në zonat e prekura. 

Të paktën 378 shtëpi janë shembur dhe 880 hektarë të korra janë dëmtuar, duke shënuar kështu humbje ekonomike prej të paktën 57.2 milionë dollarë.