Të paktën katër persona kanë vdekur në Gjermani nga aksidentet e lidhura me fishekzjarrët për ta festuar Vitin e Ri, ka njoftuar agjencia “AFP”.
Mbi 300 persona janë arrestuar në kryeqendër Berlin të martën mbrëma, por ndryshe nga vitet e kaluara, “s’ka pasur dhunë apo incidente të mëdha”, ka njoftuar policia gjermane, transmeton "BBC".
Në vitet e fundit, përdorimi i fishekzjarrëve për ta festuar Vitin e Ri është kritikuar, ndërsa në disa shtete është kërkuar ndalimi i tyre pas trazirave dhe sulmeve me to në shërbimet e emergjencës vitin e kaluar.