Vetëm në javët e fundit, reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse dhe kanë sjellë kaos në Dubai, rezervuarët në të gjithë Azinë Juglindore janë tharë nga një valë e vazhdueshme e të nxehtit rajonal dhe thatësirës, ndërsa Kenia po lufton me përmbytjet dhe reshet e dendura që kanë shpërthyer brigjet e lumenjve dhe kanë vrarë afër 200 njerëz.
(BBC) - Të paktën 57 persona kanë vdekur dhe 373 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas një shiu të dendur i cili shkaktoi përmbytjet që goditen shtetin brazilian të Rio Grande do Sul këtë javë.
Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë në zonat ku janë prekur më shumë se 67 mijë persona. Pothuajse 10,000 janë zhvendosur dhe më shumë se 4,500 janë strehuar përkohësisht, tha mbrojtja civile.
Autoritetet po monitorojnë nga afër digat që nuk janë projektuar për të trajtuar një vëllim kaq të lartë të ujit, por thanë se nuk ka rrezik të afërt të dështimit.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva u takua të enjten me zyrtarët lokalë që mbikëqyrnin përpjekjet e ndihmës.
“Ne jemi dëshmitarë të një fatkeqësie historike, për fat të keq”, tha guvernatori i shtetit, Eduardo Leite. “Humbjet materiale janë shumë të mëdha, por fokusi ynë në këtë moment janë njerëzit të cilët kërkojnë ndihmë dhe presin për t’u shpëtuar”.
Imazhet nga vendi tregojnë ujërat me baltë të cilat arrijnë gati në çatitë e shtëpive në disa zona, ndërsa ekipet e shpëtimit shihen me gomone duke bartur njerëz dhe kafshë shtëpiake.
Të shtunën në mëngjes, niveli i ujit në liqenin Guaiba u rrit pesë metra për shkak të reshjeve intensive, duke kërcënuar kryeqytetin e shtetit Porto Alegre, thanë autoritetet.
Rio Grande do Sul është goditur gjithnjë e më shumë nga luhatjet ekstreme të motit, viteve të fundit. Të paktën 54 njerëz vdiqën në shtator, pas një cikloni. Numri i vdekjeve të këtij viti, tashmë e ka kaluar atë rekord.
Kriza klimatike, e shkaktuar kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile nga njerëzit, po mbingarkon motin ekstrem në mbarë botën.
Vetëm në javët e fundit, reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse dhe kanë sjellë kaos në Dubai, rezervuarët në të gjithë Azinë Juglindore janë tharë nga një valë e vazhdueshme e të nxehtit rajonal dhe thatësirës, ndërsa Kenia po lufton me përmbytjet dhe reshet e dendura që kanë shpërthyer brigjet e lumenjve dhe kanë vrarë afër 200 njerëz.
Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar, me temperaturat e ajrit dhe oqeanit që u ngjitën përtej parashikimeve të shumë shkencëtarëve. Bota tashmë është 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se sa ishte në kohërat para-industriale.
Sipas OKB-së, përqindja e uraganeve me intensitet të lartë, ose cikloneve tropikale, është rritur për shkak të temperaturave më të ngrohta globale. Valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe po zgjasin më shumë.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se stuhitë kanë më shumë gjasa të ndalojnë dhe të çojnë në reshje shkatërruese dhe ato zgjasin më gjatë pasi të arrijnë në tokë.