Botë

Të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Valencia

Të paktën 51 persona dihet se kanë vdekur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të shpejta në Spanjën juglindore mes të martës dhe të mërkurës, ka thënë policia, shkruan BBC.

Spanja është goditur nga shirat e dendur dhe breshri, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. Presidenti i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, ka thënë se është e pamundur të dihet numri i saktë i vdekjeve në këtë fazë.

Shërbimi Spanjoll i Motit raportoi se Chiva, në rajonin e Valencias, regjistroi 491 milimetra shi në vetëm tetë orë të martën - ekuivalente me shiun e një viti.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, merr me vete veturat dhe rrëzon urat.

Dhjetëra njerëz ende po kërkohen.

Shkollat dhe ngjarjet sportive janë pezulluar.

VIDEO: