Botë

Të paktën 50 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri

Nigeri

Nigeri

Foto: Associated Press

Të paktën 50 persona u vranë dhe një numër i paspecifikuar u rrëmbyen, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kur persona të armatosur sulmuan fshatin Yargoje, në veriperëndim të Nigerisë në fundjavë, kanë deklaruar banorët të hënën. 

Një vit pasi presidenti, Bola Tinubu erdhi në pushtet duke premtuar se do  jepte fund pasigurisë së përhapur, sulmet në veriperëndim nga bandat e armatosura, shpesh të referuara si banditë, janë bërë pothuajse rutinë, derisa autoritetet duken të pafuqishme për  ndaluar ato. 

Dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta sulmuan Yargoje në zonën e qeverisjes lokale Kankara të shtetit Katsina vonë të dielën, sipas banorit Hassan Ya'u. 

"Ata qëlluan në mënyrë sporadike mbi njerëzit, duke marrë jetën e më shumë se 50 prej nesh, duke përfshirë vëllain tim më të vogël”, ka thënë ai Reuters me telefon. 

Ai ka shtuar se një numër i panjohur fshatarësh ishin rrëmbyer dhe pronat ishin plaçkitur. 

Sulmet në zonat rurale dhe rrëmbimet për shpërblim janë të përhapura në Nigerinë veriore, një rajon i goditur nga një kryengritje 15-vjeçare islamike në verilindje dhe përleshje të shpeshta vdekjeprurëse midis fermerëve dhe barinjve në zonat veri-qendrore.