Botë

Të paktën 40 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan

Afganistan

Afganistan

Foto: Associated Press

Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur dhe 350 të tjerë janë lënduar si pasojë e reshjeve të mëdha në Afganistanin lindor, kanë bërë të ditur zyrtarët talibanë.

Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se 40 persona kanë vdekur në stuhinë e së hënës dhe se 347 të lënduar janë dërguar në spitalet rajonale për trajtim, raporton AP.

Khairullah Khan, një fqinj i disa prej viktimave të stuhisë ka thënë se reshjet e dendura shkaktuan shembjen e një shtëpie ku jetonin 15 njerëz, duke mbetur të vdekur shtatë prej tyre.

Rreth 400 shtëpi dhe 60 shtylla të energjisë elektrike u shkatërruan në të gjithë provincën Nangarhar, sipas një zëdhënësi të provincës.

Energjia është ndërprerë në shumë zona dhe kishte komunikime të kufizuara në qytetin Jalalabad, sipas zyrtarëve. Dëmi është ende duke u vlerësuar. 

Në maj, shirat jashtëzakonisht të dendur lanë të vdekur më shumë se 300 njerëz dhe shkatërruan mijëra shtëpi, kryesisht në provincën veriore të Baghlan, sipas Programit Botëror të Ushqimit.