Botë

Të paktën 36 të vdekur nga një sulm izraelit në Siri

Siri

Të paktën 36 persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite mbi ndërtesat e banimit dhe një zonë industriale në qytetin qendror të Sirisë, Palmyra, raportojnë mediat shtetërore siriane.

Agjencia e lajmeve Sana citoi një burim ushtarak të thoshte se avionët izraelitë sulmuan nga drejtimi i kufirit jordanez në jug, raporton BBC.

Një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se numri i të vdekurve është 41 teksa ka raportuar se sulmet goditën një magazinë të përdorur për të ruajtur armët, dhe shtëpitë e banuara nga familjet e luftëtarëve të milicisë të mbështetur nga Irani.