Botë

Të paktën 36 të vdekur në Indi nga rrotullimi i një autobusi

Aksident në Indi

Pamje nga vendi ku u rrëzua autobusi

Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë të lënduar pasi një autobus është rrotulluar në një grykë në shtetin verior indian Uttarakhand të hënën, ka thënë një zyrtar për Reuters.

Autobusi po udhëtonte nga Garhwali në Himalaje dhe ishte nisur drejt qytetit Ramnagar, me të paktën 42 pasagjerë në bord, ka thënë Devendra Pincha, një oficer lokal policie.

Shefi i Shtetit, Pushkar Singh Dhami tha në X se do të kryhet një hetim për shkakun e incidentit.

Një numër pasagjerësh arritën të shpëtonin ose u hodhën jashtë autobusit nga përplasja dhe më pas njoftuan autoritetet për aksidentin. Dy zyrtarë të transportit janë pezulluar për miratimin e përdorimit të një autobusi që ishte në gjendje të keqe, raportuan autoritetet.

India ka disa nga normat më të larta të vdekjeve rrugore në botë, me qindra mijëra njerëz të vrarë dhe të plagosur çdo vit. Shumica e aksidenteve pretendohet se ndodhin për shkak të vozitjes së pakujdesshme, mungesës së mirëmbajtjes së rrugëve dhe automjeteve të vjetruara.

VIDEO: