Të paktën 28 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të enjten nga sulmi izraelit në strehimoren në shkollën “Abu Hussein” në Jabalaia të Gazës veriore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa Izraeli ka thënë se ka sulmuar dhjetëra militantë.
Dhjetëra janë lënduar gjithashtu nga sulmi, ka thënë zyrtari, Medhat Abbas, duke shtuar se nuk ka ujë për ta shuar zjarrin dhe "kjo është masakër".
“Civilë dhe fëmijë po vriten, po digjen nga flakët”, ka thënë Abbasi.
Sipas deklaratës së Ushtrisë izraelite, sulmi shënjestroi militantë nga Hamasi dhe grupet e Xhihadit Islamik, që operonin brenda shkollës, që shërbente si strehimore për të zhvendosurit.
Gjithashtu ka deklaruar se dhjetëra militantë ishin brenda objektit kur ndodhi sulmi dhe kanë dhënë edhe emrat e rreth 12 prej tyre, që Reuters nuk ka arritur t’i verifikojë.
Ushtria ka thënë se ka marrë masa për të mos i lënduar civilët dhe ka akuzuar Hamasin se i përdorë si mburoja – gjë që Hamasi e dënon.