Botë

Të paktën 27 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gaza

Foto: Associated Press

Agjencia palestineze e lajmeve, “Wafa” ka raportuar se të paktën 27 persona janë vrarë në tri sulme të ndryshme izraelite në Rripin e Gazës të martën.

Katër persona janë vrarë në një sulm në Khirbet Al Adas, afër Rafahut në Gazën jugore, raporton BBC.

Të paktën tetë të tjerë janë vrarë në zonën Al Alami, afër kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës.

Ndërsa 15 palestinezë të tjerë janë vrarë në një sulm izraelit me dronë në qytetin Beit Lahia, në Gazën veriore.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto raportime.