E përditësuar (18:04) - Numri i të vdekurve si pasojë e stampedos në një ngjarje fetare në veri të Indisë, ka shkuar në mbi 100.
Incidenti ndodhi në një satsang (një ngjarje fetare hindu) në distriktin Hathras në shtetin Uttar Pradesh, raporton BBC.
Viktimat, duke përfshirë një numër të madh grash dhe disa fëmijë, janë ende duke u identifikuar.
Një zëdhënës i policisë në Uttar Pradesh ka thënë se do të duhen disa orë për të saktësuar numrin e të vdekurve. Ai e ka konfirmuar se shifra aktuale është rreth 100.
Shkon në mbi 50 numri i të vdekurve nga stampedo në Indi
E përditësuar (15:07) - Ka shkuar në mbi 50 numri i të vdekurve nga stampedo në një tubim fetar në veri të Indisë, ka bërë të ditur policia lokale, raporton CNN.
Incidenti ka ndodhur në një mbledhje lutjeje, të njohur si “satsang”, në shtetin Uttar Pradesh, thanë zyrtarët.
Të paktën 27 të vdekur në Indi nga stampedo në një ngjarje fetare
Të paktën 27 persona, shumica prej të cilëve gra, kanë vdekur në veri të Indisë, në një stampedo gjatë një organizimi fetar, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Incidenti ka ndodhur në një ngjarje fetare hindu në shtetin Uttar Pradesh, ka thënë një zyrtar i lartë i policisë, raporton BBC.
Viktimat përfshijnë 23 gra dhe tre fëmijë, ka thënë ai, duke shtuar se trupat ende nuk janë identifikuar. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëmujën.
Turma ishte mbledhur për një ngjarje për të festuar hyjninë hindu Shiva në fshatin Mughalgarhi.
Aksidentet raportohen në mënyrë rutinore në ngjarjet fetare në Indi, pasi turma të mëdha mblidhen në hapësira të ngushta.
Në vitin 2018, rreth 60 njerëz vdiqën pasi një tren u përplas në një turmë që shikonin festimet për Dusshera, një festival hindu.
Në vitin 2013, një rrëmujë në një festival hindu në shtetin qendror të Madhya Pradesh kishte lënë të vdekur 115 njerëz.
Stampedo është një lëvizje e papritur e një turme njerëzish.