Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të pajisjeve të radiolidhjeve të Hezbollahut, mërkurën në disa pjesë të Libanit.
Të paktën 450 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi për të cilin Hezbollahu ka fajësuar Izraelin.
Të paktën 12 persona të tjerë kanë vdekur dhe rreth 3,000 janë lënduar nga shpërthimet e mijëra pejxherëve të grupit islamist Hezbollah që vepron në Liban një ditë para shpërthimit të radiolidhjeve.
Izraeli nuk ka komentuar mbi shpërthimet, por të mërkurën, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant njoftoi për "një fazë të re në luftë".
Një divizion i ushtrisë izraelite është zhvendosur nga Gaza në veri, ku vendi kufizohet me Libanin