Botë

Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare në Kinë

Zjarr në Kinë

Zjarr në Kinë

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur të mërkurën në provincën Sichuan të Kinë, si pasojë e një zjarri në një qendër tregtare.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit në qytetin jugperëndimor kinez të Zigong iu përgjigjën një thirrjeje për zjarr në ndërtesën tregtare 14-katëshe, dhe arritën të largonin 75 njerëz nga aty, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, raporton AP.

Videot e postuara në mediat sociale tregonin tymin e zi që dilte nga ndërtesa e madhe, derisa shumë njerëz të bllokuar brenda ndërtesës, po prisnin për të shpëtuar.

Përpjekjet e shpëtimit përfunduan në orën 3:00 të mëngjesit të së enjtes dhe një hetim paraprak tregon se zjarri u shkaktua nga punimet në ndërtim.

Nuk dihet menjëherë se sa njerëz ishin në ndërtesë kur shpërtheu zjarri.

Ndërtesa strehon një dyqan, zyra, restorante dhe një kinema.