Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur të dielën si pasojë e një stuhie që ka përfshirë zona të mëdha të jugut dhe qendrës së SHBA-së.
Gjatë natës ka pasur paralajmërime për tornado teksa përmbytjet e shpejta kanë krijuar mot të rëndë, për të cilin sinoptikanët thonë se mund të shkaktojë rritje të vërshimeve, raporton AP.
Paralajmërimet e reja për tornado janë lëshuar gjatë natës në Alabama dhe Misisipi, së bashku me paralajmërimet për përmbytje të shpejta për disa qarqe në Kentaki, Misisipi dhe Tenesi.
Të shtunën ka pasur më shumë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të shpejta që kanë goditur qendrën e SHBA-së, duke shkaktuar emergjenca nga Teksasi në Ohajo.
10 nga 16 vdekjet e raportuara raportohen të kenë ndodhur vetëm në Tenesi.