Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi rrëshqitja e dheut ka goditur një shtëpi në Kinën juglindore të dielën, teksa shirat e rrëmbyer nga tajfuni “Gaemi” kanë goditur rajonin. Këto vdekje duket se janë të parat në Kinë të lidhura me tajfunin “Gaemi”, ka raportuar AP.
Rrëshqitja e dheut ka goditur shtëpinë në fshatin Yuelin në orën 8 të mëngjesit. Janë gjetur 18 persona të bllokuar nga rrëshqitja, në mesin e të cilëve 12 janë gjetur të vdekur dhe 6 të lënduar.
Stuhia tropikale ka sjell shira të rrëmbyeshëm rreth 2000 kilometra larg nga provinca Liaoning, në verilindje të Kinës.
Qindra kompani kimike dhe minuese kanë ndaluar operacionet si masë paraprake dhe më shumë se 30 mijë njerëz janë evakuuar, sipas mediave lokale.