Botë

Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv

Sulm në Ukrainë

Rusia ka sulmuar qytetin verior ukrainas, Chernihiv, duke lënë të vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, ka njoftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Zyrtarë të vendit kanë bërë të ditur se tri raketa kanë goditur afër qendrës së qytetit, raporton BBC.

Sulmi ka ndodhur disa orë pas raportimeve për një sulm ukrainas në një aeroport ushtarak rus në Krime.

Detajet ende nuk janë konfirmuar, megjithëse janë shpërndarë video të një zjarri në aeroportin në Dzhankoy në veri të Krimesë.

Në Chernihiv, kryebashkiaku në detyrë, Oleksandr Lomako, ka thënë se raketat ruse kishin shënjestruar një ndërtesë tetëkatëshe, në një zonë me popullsi të dendur.