Botë

Të gjithë po komentojnë reagimin e Melonit pasi Macroni i puthi dorën

m

Publiku po komenton reagimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni kur presidenti francez Emmanuel Macron iu afrua në samitin e G7-s në Itali dhe e përshëndeti.

Se ka mosmarrëveshje mes Melonit dhe Macronit, shihet në videon e shtrëngimit të duarve mes tyre, e cila shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale.

Macroni iu afrua Melonit, i shtrëngoi dorën dhe e puthi, pas së cilës ajo buzëqeshi dhe më vonë, kur presidenti francez u largua, bëri reagim interesant me sy.

Tensionet mes liderëve u përshkallëzuan kur Italia kërkoi që referenca për “abortin e sigurt dhe të ligjshëm” të hiqej nga komunikata përfundimtare e samitit të G7-s të kësaj jave - diçka me të cilën Franca nuk u pajtua.

Macron më vonë u shpreh se “është për të ardhur keq që fjala abort mungon në deklaratën përfundimtare të G7-s”.

VIDEO: