Trupat ukrainase filmuan momentin e shkatërrimit të një tanku rus në fushëbetejë.
Ministria e Mbrojtjes i ka publikuar pamjet në Facebook, ku tanku i tipit T-80 BVM, u hodh në erë nëpërmjet një droni vetëvrasës.
VIDEO:
Sulmi u kryer nga njësia “Worms Busters”, që njihet për sulme të tilla të zona ku gjenden artileri ruse.
“Shpërthimi epik i tankut rus, T-80 BVM. Videoja tregon punën e operatorëve të dronëve sulmues të njësisë ‘Worms Busters 414’”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase.
Pamje të tilla janë shpërndarë gjithandej në internet.