Botë

Sunak takon Scholzin mes protestave pro-palestineze

Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është pritur me nderime ushtarake në Berlin nga kancelari Olaf Scholz derisa liderët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin e tyre në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sunak, është në vizitën e tij të parë në Gjermani që kur u bë kryeministër, raporton “Associated Press”.

Takimi vjen në prag të nisjes së një programi të ri të përbashkët industrial mes dy vendeve, për të zhvilluar sisteme artilerie me investime nga kompanitë gjermane në Britaninë e Madhe që tejkalojnë shumën prej 8 miliardë funtesh.

Gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit britanik, janë dëgjuar protesta pro-palestineze që mbaheshin aty pranë.