Rusia ka nisur sulm me raketa drejt kryeqytetit ukrainas Kiev të hënën, duke shkaktuar zjarr dhe dëme në infrastrukturë, kanë thënë zyrtarët.
Banorët përgjatë qytetit janë zgjuar nga zhurmat e eksplodimeve dhe të mbrojtjes ajrore që godisnin objektivat në qiell, raporton Reuters.
Forcat ajrore kanë thënë se kanë shkatërruar 22 nga 35 raketat dhe 20 nga 23 dronët e lëshuar nga Rusia. Bombardimi i gjerë përkoi me rikthimin e shumë fëmijëve në shkollë.
Një dhomë me kazanë në një impiant uji të Kievit është dëmtuar pjesërisht, bashkë me hyrjen e stacionit të metrosë, që po përdoret si strehimore nga bomba në distriktin Svyatoshynksyi, ka thënë bashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram. Megjithatë stacioni është duke operuar akoma.
Distrikti është vend i disa universiteteve dhe shkollave.
Sulmi plagosi tre njerëz, kanë autoritetet ushtarake të qytetit, duke shtuar se dy prej tyre u dërguan në spital.
Shërbimet e emergjencës po operojnë në disa lokacione, duke përfshirë distriktet Svyatoshynskyi, Solomyanskyi dhe Holosiivskyi, ku kanë rënë mbeturinat nga raketat e shkatërruara.