Sulme ajrore raportohen të kenë goditur kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, dhe qytetin port Hudaydah.
Nuk është ende e qartë për shkallën e sulmeve, dëmeve e viktimave që mund të kenë lënë.
Në ditët e fundit Izraeli ka paralajmëruar se po përgatit një sulm mbi rebelët Houthi në Jemen pasi grupi i tyre hodhi raketa, raportoi BBC.
Houthi ka sulmuar Izraelin me dronë e raketa qysh në muajt e parë të luftës në Gaza, që nisi në tetor 2023.
Izraeli ka ndërmarrë sulme të menjëhershme kundër Houthit si kundërpërgjigje qysh atëherë.