Ministri i Brendshëm i Turqisë e ka cilësuar si terrorist sulmin në selinë e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të shtetit, “Tusas”, jashtë Ankarasë të mërkurën. Disa të vdekur janë raportuar nga ky sulm.
Ministri Ali Yerlikaya ka njoftuar se “dy terroristë janë neutralizuar”, ndërsa katër persona kanë vdekur e 14 janë të lënduar.
Media turke “Haberturk TV” ka raportuar se një shpërthim i madh është dëgjuar jashtë ndërtesës pasdite ndërkohë që ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas medias, po mbahen edhe pengje.
“Një sulm terrorist u krye kundër ndërtesës së Tusas në Kahramankazan, Ankara”, ka shkruar Yerlikaya.
Nuk ka informacione rreth shpërthimit apo të armatosurve, por disa media të tjera kanë raportuar se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës. Sipas tyre, sulmi u nis nga disa të armatosur që shkuan te ndërtesa me taksi, me pamje që kanë treguar personat e veshur me të zeza duke gjuajtur mbi kalimtarët.
🇹🇷 | #Turkey: A terrorist attack occurred at the TUSAŞ/Turkish Aerospace Industries aerospace & defense plant in Ankara, Turkish MFA informed.
Casualties reported.
There was at least one explosion and audible gunfire in the area. pic.twitter.com/7abQlfaJqL— Status-6 (Military & Conflict News) (@Archer83Able) October 23, 2024
🇹🇷 Close-up footage from a security camera showing the terrorists arriving at the TUSAŞ facility in Ankara.#Ankara #Turkey #Turkiye pic.twitter.com/Jenncz7Tts
— 𝕏 𝐁𝐫𝐞𝐚𝐤𝐢𝐧𝐠 𝐍𝐞𝐰𝐬 (@cheguwera) October 23, 2024
