Botë

Sulm raketor rus në Kiev, vritet një person

sulm ne Kiev

Të paktën një person ka vdekur si shtatë të tjerë janë plagosur pasojë e një sulmi rus me raketa që goditën ndërtesa në gjithë Kievin, thanë zyrtarët lokalë. Shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës të premten.

Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, sulmi ka shkaktuar zjarre në disa ndërtesa. 

Forcat ruse përdorën tetë raketa, duke përfshirë raketat hipersonike “Kinzhal” dhe raketat balistike “Iskander/KN-23”, për të kryer sulmin.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmi plagosi të paktën shtatë persona, katër prej të cilëve, sipas tij u dërguan në spital.

Mbrojtja ajrore ukrainase ishte e angazhuar në zmbrapsjen e sulmit me raketa në Kiev, thanë zyrtarët lokalë.

Dëshmitarët thanë për “Reuters” se dëgjuan shpërthime të shumta pas një paralajmërimi të forcave ajrore për një sulm.