Një nxënës është vrarë dhe tre persona të tjerë janë lënduar nga sulmi me thikë në një shkollë në Nantes të Francës, raportoi Reuters.
Policia ka thënë se nuk ka indikacione se sulmi ishte me motive terroriste.
Nxënësi, 15 vjeç, u kap nga mësimdhënësit para se policia të arrinte në vendngjarje.
Mediat franceze kanë raportuar se sulmuesi shkoi në katin e dytë të shkollës së mesme dhe theri nxënësin e parë, më pas zbriti në katin e parë dhe theri tre të tjerë.