Botë

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Kinë, dy të vdekur e 10 të lënduar

Kina - harta

Dy persona kanë vdekur e 10 të tjerë janë lënduar në një sulm me thikë në një shkollë fillore në provincën jugore të Kinës, Jiangxi, raporton policia transmeton “BBC”. 

Nuk është e qartë nëse fëmijët janë në mesin e viktimave.  Sulmi ka ndodhur në mesditë në shkollën në qytetin Guixi. 

Policia ka thënë se sulmi është kryer nga një grua 45-vjeçare, që kishte përdorur thikë të frutave.

Prindërit në shkollë kanë përshkruar shokun dhe frikën me të dëgjuar për sulmin. 

“Mora lajmin në pasdite, dhe isha shumë i shokuar”, tha një person në kushte anonimiteti. “Fëmija im është në klasën e pestë, ai erdhi shëndosh në shtëpi, por shkolla nuk na informoi asgjë dhe çdo gjë u mbajt fshehtë”. 

Një baba tjetër ka treguar se jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit janë frikësuar shumë. 

Kina ka përjetuar një rritje të sulmeve me thikë në muajt e fundit. Në maj, një burrë theri me thikë për vdekje dy persona dhe lëndoi 21 tjerë në një spital në provincën jugore Yunnan.