Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga sulmi me thikë në qytetin Mulhouse në lindje të Francës, në atë që autoritetet franceze e kanë përshkruar si akt terrori me motive fetare.
I dyshuari është arrestuar dhe për momentin është nën mbikëqyrje policore.
Sulmuesi kishte pasur për cak disa zyrtarë të policisë komunale, si dhe një kalimtar. Kalimtari ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, kurse tre oficerë kanë mbetur të plagosur.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, dhe ka shtuar se departamenti anti-terrorizëm i prokurorisë në Francë është duke e trajtuar rastin me prioritet.
I dyshuari për rastin raportohet se veçse ishte nën mbikëqyrje të autoriteteve me arrest shtëpie.
Ai kishte qenë pjesë e listës për të lëshuar territorin francez.