Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën 24 të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Ohio të SHBA-së.
Gjuajtja ka ndodhur pak pas mesdite, sipas kohës lokale, në qytetin Akron, raporton BBC.
Askush nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar, derisa një hetim është duke u zhvilluar, ka bërë të ditur policia e qytetit.
Oficerët policorë që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur disa plumba dhe një armë, kanë raportuar mediat lokale.
Në një deklaratë për BBC-në, policia ka thënë se të paktën 25 persona janë qëlluar, njëri prej të cilëve nga plagët ka mbetur i vdekur.
Policia po ashtu ka thënë se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.