Një gjykatë në Stokholm të martën ka dënuar një grua me 12 vjet burgim nën akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të rënda lufte të kryera në Siri në vitin 2015. Ajo akuzohet se ka kryer krime kundër grave dhe fëmijëve të grupit minoritar Yazidi, raporton “BBC”.
Ajo është shpallur fajtore për mbajtjen e tri grave dhe gjashtë fëmijë Yazidi si skllevër në Raqqa nga 2014 deri në vitin 2016.
Lina Ishaq, 52-vjeçare, ishte kthyer në Suedi në vitin 2020 dhe po vuan dënimin për marrjen e djalit të saj dyvjeçar në Siri dhe “dështim në parandalim” të shfrytëzimit të djalit të saj 12-vjeçar si ushtarë-fëmijë nga Shteti Islamik. Ai vdiq në vitin 2017, në moshën 16-vjeçare.
Gjatë viteve 2014-2017, Shteti Islamik ka kontrolluar pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, para se grupet e fundit të saj të shkatërroheshin në vitin 2019 në Siri.
Yazidit janë një minoritet i lashtë fetar. Shteti Islamik ka vrarë më shumë se 3,000 Yazidi, si dhe ka skllavëruar 7,000 gra dhe vajza, dhe ka zhvendosur shumicën e komunitetit prej 550,000 mijë nga pjesa veriore e Irakut.