Botë

Stuhia që po paraqet rrezik për jetën e milionave në Mbretërinë e Bashkuar

stuhia ne Britani

Foto: PA

Fluturime janë anuluar, rrugë janë mbyllur dhe shërbimet e trageteve janë anuluar për shkak të erërave të forta që ka sjellë stuhia Eowyn në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar të premten. Shkollat po ashtu janë mbyllur.

Shërbimet hekurudhore dhe fluturimet janë ndërprerë më paralajmërime të rralla të motit të keq të lëshuara në Skoci dhe Irlandën e Veriut. Stuhia paraqet rrezik për jetën dhe ka gjasa që të dëmtojë ndërtesa e të ndërpresë energjinë, raportoi Guardian. 

Edhe shoferët janë paralajmëruar që të mos udhëtojnë në zonat e mbuluara me paralajmërimet në të cilat moti paraqitet me ngjyrë të kuqe.

Në Irlandën e Veriut autoritetet kanë thënë se priten erërat më të fuqishme që nga viti 1998. Mbi 500,000 shtëpi tashmë janë pa energji elektrike.