Tetë studentë të Universitetit të Tokios janë sulmuar me çekiç në një klasë, por të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime të rënda dhe pa qenë në nevojë të hospitalizoheshin.
Një studente 22-vjeçare e cila u identifikua si jug-koreane u arrestua në vendngjarje të premten si e dyshuar dyshimin për sulmin, ka thënë policia.
Mediat kanë raportuar se studentët u panë të gjakosur në kokë dhe se sulmuesja i kishte sulmuar nga frustrumi për shkak të bullizimit.
Krimet e dhunshme janë të rralla në Japoni pjesërisht për shkak të kontrollit të rreptë të armëve.
Por, ka raste kur edhe ndodhin. Një krim i rëndë përfshinë vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe në vitin 2022.
Në dhjetor, një nxënës i shkollës së mesme u ther për vdekje dhe një tjetër u plagos në një lokal të McDonald's. Një burrë u arrestua më vonë për sulmin.