Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels do të përballet me pyetje të vështira nga avokatët e Donald Trumpit të enjten, derisa ata po përpiqen që të zbulojnë të vërtetën e historisë dhe marrëdhënies mes saj dhe ish-presidentit amerikan.
Gjatë dhënies së dëshmisë të martën, Daniels ka pranuar se ajo nuk ka thënë gjithmonë të vërtetën sa i përket takimit me Trumpin, si dhe e ka pranuar se ka refuzuar t’i paguajë Trumpit shumën prej më shumë se 500 mijë dollarësh për shpifje.
Daniels nuk ka dhënë shpjegim të qartë se pse e la Trumpin që ta paguante në këmbim të heshtjes së saj.
Ajo e ka pranuar se e urrente Trumpin dhe ka thënë se donte ta shihte të burgosur nëse shpallet fajtor.
Avokatët e Trumpit kanë thënë se Daniels ka ofruar detaje të panevojshme siç ishte pretendimi i saj se Trumpi nuk përdori prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale.
Dëshmia e Daniels e frustroi Trumpin, i cili në një moment u duk se e quajti atë “gënjeshtare”, gjë që bëri që gjyqtari Juan Merchan t’i tërhiqte vërejtjen, raporton Reuters.
Trump, i cili kandidon sërish për president në zgjedhjet e 5 nëntorit, është deklaruar i pafajshëm për 34 akuzat që rëndojnë mbi të për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe gjithashtu mohon të ketë pasur marrëdhënie më Stormy Daniels.