Botë

Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Jens Stoltenberg - NATO

Jens Stoltenberg - NATO

NATO-ja nuk planifikon të dërgojë ushtarë në Ukrainë apo të marrë pjesë në ndonjë operacion ushtarak, ka thënë të martën sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, shkruan Reuters.

“Ne nuk do të jemi pjesë e konfliktit, nuk do të dërgojmë forcat tona apo të marrim pjesë në ndonjë veprim ushtarak, por kemi të drejtë të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet”, ka thënë ai.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e heqjes së kufizimeve ndaj Kievit për sulmet ndaj Rusisë me armë perëndimore, duke theksuar se vendime të tilla do të merren në nivel kombëtar.

“Kur ne dorëzojmë armë në Ukrainë, ato nuk janë më armët tona, janë armë ukrainase”, shpjegoi ai.

Në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u mbështet nga ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, e cila u shpreh se Ukraina duhet të ketë të drejtën të synojë objektivat në Rusi, pasi sipas saj, Kievi po mbrohet dhe po përpiqet të rifitojë integritetin territorial.

Ndërkohë, kryeministri belg Alexandre de Croix kundërshtoi përdorimin e armëve perëndimore për sulme në territorin rus.

Ai ka thënë se armët e dorëzuara nga Brukseli mund të përdoren vetëm në territorin e Ukrainës.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian po diskutojnë sot çështjen e një sulmi në territorin e Federatës Ruse.