Botë

Stoltenberg merr detyrën e re si shef i Konferencës së Munihut për Siguri

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg zyrtarisht është emëruar si kreu i Konferencës së Munihut për Siguri të martën. Deri tash ai ka qenë shef i NATO-s.

Ai pritet ta marrë detyrën pas konferencës së radhës që mbahet në shkurt nga drejtori i deritanishëm, Christoph Heusgen, raportoi DPA.

Për emërimin e Stoltenbergut është raportuar për disa javë dhe tani është konfirmuar zyrtarisht.

“Ia kam kushtuar tërë jetën time politike ruajtjes së paqes. Është nder i madh për mua të shërbej si udhëheqës i Konferencës së Munihut për Siguri dhe të kontribuoj në misionin e saj ‘paqe përmes dialogut’”, ka thënë Stoltenberg.

Ai la pozitën e tij si shef i NATO-s në tetor pas 10 vjetësh. Do të zëvendësohet nga ish-kryeministri holandez, Mark Rutte.

Konferenca e Munihut për Siguri është themeluar në vitin 1963. Çdo shkurt, krerë të shteteve dhe kryeministra, ministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve mblidhen në Munih të Gjermanisë për të diskutuar mbi politika të sigurisë.