Botë

Starmeri do të mbajë një mbledhje emergjente, teksa protestat përshkallëzohen

Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer do të mbajë një mbledhje emergjente me shefat e policisë të hënën, pas përshkallëzimit të protestave anti-imigrim, në të cilat u dogjën ndërtesa e automjete dhe u shënjestruan hotele me azilkërkues.

Protestat kanë nisur përgjatë qyteteve  të Britanisë javën e kaluar, pasi tri vajza të mitura janë vrarë nga një sulm me thikë në Southport, dhe gjatë tyre janë arrestuar 420 persona.

Vrasjet u përdorën nga grupet anti-imigrante dhe anti-myslimane, ndërsa u shpërndanë informacione të gabuara online se sulmuesi i dyshuar është mysliman radikal që sapo ka mbërritur në Britani. Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani dhe se nuk është duke e trajtuar si incident terrorist.

Ministrja e Brendshme Yvette Cooper, ka thënë se protestuesit janë ndjerë “të guximshëm për të nxitur urrejtje racore”, duke hedhur tulla drejt oficerëve të policisë, grabitur dyqane dhe sulmuar xhami e biznese aziatike. 

Gjatë fundjavës protestat nisën në Liverpool, Bristol, Tamworth, Middlesbrough dhe Belfast, me shumë djem të rinj me maska dhe flamuj britanik duke bërtitur “Ndaloni varkat”, referencë e mënyrës së ardhjes së imigrantëve.

Në Roterham, protestuesit u përpoqën të hynin në një hotel që strehonte azilkërkues.

Lexo përditësimet tjera
Protestat në Britani të Madhe

150 të arrestuar në protestat në Angli, Starmer: Do të pendoheni që morët pjesë

Të paktën 150 persona janë arrestuar që nga e shtuna në Britaninë e Madhe në protestat...