Botë

Starmer - Trumpit: Ukraina duhet të vendoset në “pozicionin më të fortë të mundshëm”

Keir Starmer

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer të hënën mbrëma ka telefonuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, para bisedës së sotme të planifikuar mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Trumpit, raporton “BBC”.

Kryeministri britanik i ka thënë Trumpit se Ukraina duhet të vendoset në “pozicionin më të fortë të mundshëm” me qëllim që të siguroj një “paqe të drejtë dhe jetëgjatë” në luftën me Rusinë.

Në zyrtari i kryeministrisë ka deklaruar se Starmer po ashtu e ka njoftuar presidentin amerikan mbi koalicionin e të vullnetshmëve, duke iu referuar takimit me liderët ndërkombëtarë që u organizua të shtunën.