Botë

Starmer: Rusia s’i ka të gjitha kartat e luftës në Ukrainë

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se “Rusia nuk i ka në dorë të gjitha kartat e luftës” në Ukrainë, gjatë një videolidhjeje në një samit që po mbahet në Kiev, me liderët evropianë, në tre-vjetorin e luftës.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia “i ka kartat” në negociatat e paqes për Ukrainën, për shkak të territorit që ka kapur, raporton BBC.

Por Starmer ka këmbëngulur se kjo nuk është e vërtetë, pasi siç ka thënë "ukrainasit kanë guximin për të mbrojtur vendin e tyre" dhe për shkak se "ekonomia e Rusisë është në telashe...ata tani kanë humbur më të mirën e forcave të tyre tokësore dhe flotën e tyre të Detit të Zi në këtë pushtim të pakuptimtë".
Starmer megjithatë e ka pranuar se Trumpi "ka ndryshuar bisedën globale".

"Më vonë sot do të diskutoj hapat e mëtejshëm me G7...dhe jam i qartë se G7 duhet të jetë gati për të marrë më shumë rrezik”, është shprehur Starmer.

Starmer ka përsëritur gjithashtu gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur trupa në terren në çdo armëpushim.

"Nëse Ukraina dështon, Evropa do të jetë e radhës”, ka thënë Starmer.

"Kjo është ajo që është në rrezik këtu. Kjo është arsyeja pse ne do të qëndrojmë gjithmonë me Ukrainën dhe me aleatët tanë”, ka shtuar ai. 

Lexo përditësimet tjera
Ukraine

Liderët e BE-së dhe Kanadasë mbërrijnë në Kiev për trevjetorin e luftës

Udhëheqësit evropianë dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë mbërritur të hënën në Kiev, në mbështetje...