Botë

Starmer: Ky është moment historik për sigurinë e Evropës

Keir Starmer

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i rrethuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron i Francës, ai i Ukrainës,Volodymyr Zelensky, dhe liderë të vendeve të tjera të Evropës dhe po ashtu Kanadasë, ka thënë në hapjen e samitit për sigurinë, se ky është një moment historik për sigurinë e Evropës.

“Ne jemi të gjithë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, ka thënë Starmer.

Sipas tij, “arritja e një rezultati të mirë për Ukrainën nuk është vetëm një çështje e së drejtës apo e të gabuarës, është jetike për sigurinë e çdo kombi këtu dhe shumë të tjerëve gjithashtu”, është shprehur Starmer, raporton The Guardian.

Kryeministri britanik ka thënë se ai synon të punojë në një plan që Ukraina "më pas ta diskutojë atë me SHBA-në dhe ta çojnë përpara së bashku".

Bisedimet e së dielës në Londër do të përqendrohen në atë se si mund të ofrohet paqe e drejtë dhe e qëndrushme, ka thënë Starmer, duke theksuar se edhe pse Rusia flet për paqen, ajo po vazhdon agresionin mbi ukrainasit. 

Lexo përditësimet tjera
Lideret evropiane

Liderët evropianë mblidhen sot në Britani në një samit për Ukrainën

Kryeministri Britanik, Keir Starmer do të presë një samit të rëndësishëm të liderëve evropianë dhe kanadezë...