Kryetari i Komitetit Parlamentar Turk për Punët Publike, Rindërtimin, Transportin dhe Turizmin, Adil Karaismailoglu, ka njoftuar se Stambollit i kushtojnë kolonat në trafik 10 miliardë dollarë në vit.
Në Samitin Ndërkombëtar të Sistemeve të Transportit Smart, i cili u mbajt në Ankara, Karaismailoglu ka bërë të ditur se çdo banor i Stambollit humbet 288 orë në vit për shkak të bllokimit të trafikut dhe se humbja ekonomike arrin në 10 miliardë dollarë.
Deri në 8.5 milionë njerëz janë duke udhëtuar në mënyrë aktive, ka thënë ai, transmeton “Daily Sabah”.
Sipas Karaismailoglu, rritja e numrit të automjeteve ndikon negativisht në trafik, veçanërisht në qytetet e mëdha. Ai theksoi se në qytetin më të madh të Turqisë ka 5.45 milionë automjete dhe paralajmëroi se jeta në këtë qytet do të bëhet e padurueshme nëse nuk trajtohen pikat kyçe të trafikut.
Karaismailoglu e konsideron më të rëndësishëm zhvillimin e transportit publik, si dhe promovimin e transportit me biçikleta.