Përditësim 13:27 - S’ka raporte për dëme nga tërmeti në Stamboll
Zryrtarët e Stambollit kanë thënë se nuk kanë marrë ende asnjë raport për dëme nga tërmeti që ka ndodhur të mërkurën në qytet.
Autoritetet po skanojnë ende qytetin dhe u kanë kërkuar qytetarëve që të mos afrohen tek ndërtesat që mund të dëmtohen.
Disa tërmete është raportuar se kanë goditur qytetin më të madh të Turqisë.
Përditësim 12:53 - Edhe tri tërmete në Stamboll
Agjencia turke e emergjencave ka regjistruar edhe tri tërmete të tjera në rajonin Buyukcekmece të Stambollit.
Uebfaqja e kësaj agjencie tashmë ka rënë nga sistemi.
Një tërmet me magnitutdë 6.2 të Rihterit ka goditur të mërkurën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin.
Nuk dihet ende nëse ka viktima, teksa është raportuar për lëkundje të fuqishme të ndërtesave në qytetin që ka një të pestën e popullsisë së Turqisë.
Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë ka raportuar për disa tërmete në Stamboll të mërkurën.
I pari është me magnitudë 3.0 dhe ka goditur bregdetin e rrethit Silivri në orën 12:13.
I dyti është me magnitudë 6.2 ballë dhe ka goditur të njëjtën zonë në orën 12:49, teksa tërmeti i tretë me magnitudë 4.4 në lagjen Buyukcekmece të Stambollit ka goditur në orën 12:51.
Tërmeti raportohet të jetë ndierë edhe në Ankara.
VIDEO:
🇹🇷 TURQUIE : Un tremblement de terre de magnitude 6.2 vient de secouer #Istanbul. (@QUSAY_NOOR_) pic.twitter.com/99KzetS66A
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) April 23, 2025
🚨 İstanbul'da meydana gelen 6.2 büyüklüğündeki deprem anı Marmara Denizi'nde böyle kaydedildi. pic.twitter.com/AWfGZxX1lx
— Conflict (@ConflictTR) April 23, 2025
🚨🇹🇷 6.2 EARTHQUAKE SHAKES ISTANBUL
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) April 23, 2025
A 6.2 magnitude earthquake hit near Istanbul, centered in the Sea of Marmara.
It gave the city a good shake, but no injuries or damage have been reported so far.
Turkey’s emergency agency is keeping an eye on things.
Source: Associated… pic.twitter.com/z7qNyNZuz9
Një prezantuese televizive e CNN-it në Turqi ka ndërprerë intervistën e saj live kur ndodhi tërmeti. Ajo menjëherë kërkoi që ta thërriste nënën e saj.
Pamje nga momenti dramatik: