Botë

Spanjolli i rrëmbyer u shpëtua pasi arriti të dërgonte koordinata dhe fotografi të veturës

Policia spanjolle

Policia spanjolle arriti të shpëtonte një burrë që u zu peng dhe u fut në bagazhin e një veture, pasi ai arriti të lajmëronte të dashurën duke i dërguar koordinata dhe fotografi të timonit. TheGuardian ka raportuar të mërkurën se ngjarja ka ndodhur më 23 janar, kur burri në provincën Andaluciane të Malagas u rrëmbye nga një grup personash.

Grupi kërkonte informacione nga viktima lidhur me vendndodhjen e një personi që duket se i kishte mashtruar për 30.000 euro në një pazar droge.

Oficerët siguruan video të viktimës, ku shihet personi me fytyrë poshtë dhe me pistoletë në kokë, derisa pyetej se ku ishte personi tjetër. Burri që u kidnapua arriti ta njoftonte të dashurën që gjendej në rrugën Torre del Mar, e ajo më pas i njoftoi autoritetet policore.

VIDEO: 

Policët arritën të ndiqnin automjetin dhe krejt në fund e ndaloi.

“Viktima, e cila është e padëmtuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, është liruar dhe katër persona janë arrestuar. Kishin kaluar më pak se 16 orë mes raportimit të rrëmbimit dhe shpëtimit. Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim dhe posedim të paligjshëm të armëve”, thuhet në njoftimin policor.