Spanja po planifikon të vendosë një taksë deri në 100 për qind mbi vlerën e pronave të blera nga banorë të vendeve jashtë Bashkimit Evropian, si Britania e Madhe.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se masa “e paprecedentë” është e nevojshme për t’u përballë me urgjencën e strehimit në vend, raporton BBC.
“Perëndimi përballet me një sfidë vendimtare: për t’u mos u bërë shoqëri e ndarë në dy klasa, pronarët e pasur dhe qiramarrësit e varfër”, ka thënë ai.
Banorët jashtë vendeve të BE-së kanë blerë 27,000 prona në Spanjë në vitin 2023, ka thënë Sanchez në një forum ekonomik në Madrid. Sipas tij, ata e kanë bërë këtë “jo për të jetuar, por për të fituar para prej tyre”.
“Gjë që, në kontekstin e mungesës në të cilën ndodhemi, padyshim nuk mund ta lejojmë”, është shprehur Sanchez.
Lëvizja, sipas tij, është bërë për t’u dhënë përparësi shtëpive të disponueshme për banorët e Spanjës.
Masat e tjera përfshijnë lehtësim në taksa të pronarëve që ofrojnë strehim të përballueshëm, duke ia transferuar më shumë se 3000 shtëpi një trupi të ri publik të strehimit, dhe rregullim më të ngushtë si dhe taksa më të larta në ndërtesat për turistët.
“Nuk është e drejtë që ata që kanë tri, katër ose pesë apartamente si qiradhënie e shkurtër të paguajnë më pak taksa sesa hotelet”, ka deklaruar Sánchez.
Snchez nuk ka dhënë më shumë detaje se si do të funksionojë taksa dhe as një afat kohor për prezantimin e saj në parlament për miratim, ku ai shpesh ka ngecur për të mbledhur vota të mjaftueshme për të miratuar legjislacionin.
Qeveria spanjolle ka thënë se propozimi do të finalizohet “pas një studimi të kujdesshëm”.