Një krizë diplomatike mes aleatëve historikë Spanjës dhe Argjentinës është zgjeruar të martën, ndërsa Spanja ka tërhequr ambasadorin e saj nga Buenos Airesi dhe presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e kritikoi këtë lëvizje duke e quajtur “marrëzi tipike të një socialisti arrogant”, raporton agjencia “AP”.
Spanja tha se po e tërheq zyrtarisht ambasadorin e saj nga Argjentina në përgjigje ndaj komenteve të bëra nga Milei në një tubim të ekstremit të djathtë të dielën në Madrid, ku ai akuzoi gruan e kryeministrit spanjoll për korrupsion dhe e përshkroi socializmin si “të mallkuar e kancerogjen”.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, u tha gazetarëve të martën se ambasadori spanjoll në Argjentinë “definitivisht do të qëndrojë në Madrid”.
“Argjentina do të vazhdojë pa një ambasador”, ka thënë ai.
Milei u përgjigj me zemërim, duke i thënë kanalit lokal të lajmeve “La Nacion” se vendimi i Spanjës ishte “marrëzi tipike e një socialisti arrogant”.