Botë

Spanja e Portugalia në kaos nga ndërprerja e energjisë elektrike

Spanje

Spanja dhe Portugalia janë goditur nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike të hënën, gjë që ka paralizuar transportin publik, ka shkaktuar bllokime të mëdha trafiku dhe vonesa të fluturimeve.

Operatori portugez i energjisë elektrike ka thënë se ndërprerja është shkaktuar nga një fenomen "i rrallë" atmosferik, i lidhur me ndryshimet në temperatura. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se nuk ka indikacione për sulm kibernetik, siç pretendohej fillimisht

Një komitet krizash është krijuar në Spanjë për të menaxhuar situatën. 

Qeveria spanjolle dhe portugeze kanë thirrur gjithashtu mbledhje urgjente të kabineteve përkatëse pas ndërprerjes, e cila preku shkurtimisht edhe një pjesë të Francës, që kufizohet me Spanjën verilindore.

Ndërmarrja portugeze REN ka konfirmuar ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Gadishullin Iberik, ndërsa operatori spanjoll i rrjetit “Red Electrica” ka njoftuar se po punon me kompanitë rajonale të energjisë për të rikthyer furnizimin.

Mediat spanjolle kanë raportuar për bllokime trafiku në qendër të Madridit pasi semaforët dolën nga funksioni.

Qindra njerëz qëndruan jashtë ndërtesave të institucioneve në rrugët e Madridit dhe u pa edhe prani e madhe e policisë.

Lexo përditësimet tjera
Lisbona

Spanja dhe Portugalia raportojnë ndërprerje masive të energjisë elektrike

Spanja dhe Portugalia raportohet se po përballen me një ndërprerje të madhe të furnizimit me energji...