Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan të mërkurën për të ndërtuar një reaktor tjetër bërthamor. Sheti njihet si një vend që mbështetet shumë në prodhimin e energjisë elektrike bërthamore.
Reaktori i ri, me një prodhim të pritshëm prej 1,200 megavatësh, do të ndërtohet në centralin bërthamor Jaslovske Bohunice, ku kompania Slovenske Elektrarne aktualisht operon dy njësi bërthamore.
Nga Qeveria kanë thënë se ministrat e saj të Financave dhe Ekonomisë do të përpunojnë detajet deri në fund të tetorit, raporton AP.
Ministrja e Ekonomisë, Denisa Sakova ka deklaruar më parë se gjigandi rus i energjisë "Rosatom" nuk do të lejohet të marrë pjesë në një tender të mundshëm për ndërtimin e njësisë.
Qeveria e Sllovakisë udhëhiqet nga kryeministri populist Robert Fico, partia e majtë e të cilit Smer fitoi zgjedhjet e përgjithshme në shtator në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.
Sllovakia prodhon mbi 50% të energjisë elektrike në dy centrale bërthamore.
Vendimi pasqyron zgjerimin e fundit bërthamor në Evropën Qendrore dhe Lindore. Republika fqinje Çeke po kërkon aktualisht të ndërtojë deri në katër reaktorë bërthamorë.
Gjiganti bërthamor shtetëror francez EDF dhe KHNP i Koresë janë dy pretendentët që konkurrojnë për projektin. Polonia arriti një marrëveshje me Westinghouse për të ndërtuar termocentralin e saj të parë bërthamor, ndërsa Rosatom do të ndërtojë reaktorët e pestë dhe të gjashtë të Hungarisë.