Botë

Sllovakia dëshiron naftën ruse, ofron “zgjidhje teknike” për Ukrainën

nafta

Sllovakia i ka ofruar “zgjidhje teknike” Ukrainës për ta zhbllokuar ardhjen e naftës nga kompania ruse “Lukoil”, edhe pse detajet e këtij propozimi nuk janë bërë të ditura, shkruan Politico.

Sllovakia dhe Hungaria janë më të prekurat nga bllokada e importeve të naftës nga Rusia, duke pasur parasysh varësinë energjetike të këtyre vendeve nga kompanitë ruse.

Sipas raportit, zyra e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka dërguar propozim për zgjidhjen e kësaj situate te homologu nga Ukraina, Denys Shmyhal.

Para kësaj lëvizjeje, Hungaria dhe Sllovakia kërkuan që Komisioni Evropian të udhëheqë negociatat me Ukrainën për t’i dhënë fund bllokadës. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, kështu që qeveritë e këtyre vendeve kaluan në kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet në Kiev.

Megjithatë, në pikun e luftës në lindje të Ukrainës, është e vështirë të pritet që Kievi të pajtohet me ndonjë marrëveshje, megjithëse ende s’ka përgjigje zyrtare.