Botë

Skitari i njohur kroat shpëtohet pas intervenimit prej pesë orësh në afërsi të Ulqinit

Skitari kroat Ivica Kosteliq

Ish-skitari i njohur kroat, Ivica Kosteliq, u nxor të hënën mbrëma nga deti në afërsi të Ulqinit, pas një intervenimi që zgjati rreth pesë orë.

Këtë e bëri të ditur ushtria e Malit të Zi, që ka kryer intervenimin në bashkëpunim me institucione të tjera.

Tre persona, prej të cilëve dy francezë dhe skitari Kosteliq, janë nisur me kajakë nga Shkodra në drejtim të Ishullit të Bunës. Kushtet atmosferike bënë që njëri kajak të përmbyset. Rrymat e forta detare i dërguan ata në det. Madje njëri prej francezëve është raportuar të jetë shpëtuar në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Malit të Zi, valët në det ishin të larta deri në katër metra dhe kjo e bëri edhe më sfidues intervenimin.

Janë përdorur edhe helikopterët gjatë misionit të shpëtimit.