Botë

S’ka rol për Evropën në bisedimet e paqes për Ukrainën, thotë Lavrov

Ministri i Jashtem i Rusise, Sergey Lavrov

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili do të marrë pjesë në bisedimet me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite të martën, ka thënë se ai nuk sheh asnjë rol për Evropën në asnjë negociatë paqeje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

"Unë nuk e di se çfarë do të bënin ata në tryezën e bisedimeve. Nëse ata do të 'lypin' disa ide dinake rreth ngrirjes së konfliktit, ndërsa... ata me të vërtetë nënkuptojnë vazhdimin e luftës atëherë pse t'i ftojmë ata (evropianët) atje?”, ka thënë ai. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbërritur të hënën në Arabinë Saudite ndërkaq për atje është nisur edhe Lavrovi. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina nuk do të jetë pjesëmarrës në takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë. 

LEXO EDHE: