Botë

“S’ka garanci” se Izraeli nuk do t’i shënjestrojë objektet bërthamore të Iranit

raketat e Izraelit

Foto: Associated Press

Izraeli nuk i ka dhënë garanci administratës Biden se shënjestrimi i objekteve bërthamore të Irani është jashtë opsioneve të hakmarrjes për raketat balistike që lëshoi Irani në fillim të javës, i ka thënë CNN-it një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Zyrtari ka shtuar se “është shumë e vështirë të thuhet” nëse Izraeli do të shfrytëzojë përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit të Hamasit për hakmarrjen e vet.

“Shpresojmë dhe presim të shohim mençuri por edhe fuqi, por siç e dini, nuk ka garanci”, ka thënë ai i pyetur nëse objektet bërthamore përjashtohen.

Zyrtarët amerikanë i kanë dhënë mbështetje një përgjigje të Izraelit për sulmet me raketa të Iranit, me disa zyrtarë që kanë theksuar se duhet të ketë pasoja.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja nuk do të mbështesë shënjestrimin e programit bërthamor të Iranit nga Izraeli.

Zyrtarët amerikanë nuk e kanë të qartë ende se kur mund të ndodhë përgjigja e Izraelit.

SHBA-ja ka punuar për gati një vit që të parandalojë që konflikti të kthehet në luftë më të gjerë, dhe deri tani e ka bërë këtë, ka thënë zyrtari. Tani, sipas tij, kjo është në prag të ndodhjes.