Botë

Si u përplas aeroplani në Toronto dhe si shpëtuan të gjithë pasagjerët?

Toronto, aeroplani

Pilotët duket se kanë tentuar atë që njihet si manovër e gaforres, ka thënë Ronan, një gazetar dhe pilot i licencuar nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA)

Nuk është raportuar asnjë vdekje si pasojë e rrëshqitjes së një aeroplani gjatë pistës, teksa po bënte ulje në Toronto të Kanadasë, pas një fluturimi nga SHBA-ja të hënën.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, teksa disa sugjerojnë se moti mund të ketë luajtur një rol, ose se avioni goditi diçka. Një hetim është duke u zhvilluar.

Çfarë ndodhi kur avioni u përplas?

Incidenti ka ndodhur pak pas orës 14:00 me kohën lokale të së hënës.

Ai përfshinte një aeroplan model CRJ-900, që funksiononte si fluturim i Delta Air Lines DL4819.

Avioni mbërriti në Toronto nga qyteti amerikan i Minneapolis, dhe mbante 76 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Teksa po ulej, avioni është përplasur për piste, ka rrëshqitur për një distance dhe më pas është kthyer përmbys, ka thënë Dan Ronan, një gazetar dhe pilot i licencuar nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA), i cili ka folur për BBC News. 

Pamjet e marra nga TMZ-ja tregonin se një pjesë e avionit shpërtheu në flakë ndërsa ndodhi ulja. Zjarrfikësit nxituan për t'i shuar ato.

Pasagjeri Pete Carlson i ka thënë transmetuesit CBC se ishte "një ngjarje shumë e rëndë", duke kujtuar zhurmën e "betonit dhe metalit" në momentin e përplasjes.

Ai dhe të tjerët në bord mbetën me kokë poshtë në ulëset e tyre, dhe iu desh të lëshoheshin në tavanin e kabinës përpara se të largoheshin nga avioni i përmbysur.

Të 80 personat në bord mbijetuan. Janë 18 të lënduar, nga të cilët vetëm një numër i vogël mendohet të jenë lënduar rëndë.

VIDEO: Momenti i përplasjes

 

 

Si përmbyset një aeroplan?

Krahu i djathtë mund të ketë goditur pistën ose ndonjë send në të, si për shembull një dritë, thotë Ronan.

Moti gjithashtu mund të ketë qenë faktor i rëndësishëm. Shefi i zjarrfikësve të aeroportit ka thënë se pista ishte e thatë në momentin e incidentit.

Autoritetet e aeroportit kishin thënë më herët se megjithëse bora e madhe e kohëve të fundit ishte ndalur, "temperaturat e ftohta dhe erërat e forta po vazhdonin".

Ndërsa aeroplani po bënte uljen, kontrollorët e trafikut ajror u kishin thënë pilotëve për mundësinë e një “gunge të lehtë në pistë”, raportoi CNN.

Pilotët duket se kanë tentuar atë që njihet si manovër e gaforres, ka thënë Ronan. Kjo përfshin kthimin e një avioni në erë, dhe më pas direkt në pistë në momentin e fundit.

VIDEO:

 

 

Si mbijetuan të gjithë në bordin e avionit?

"Mbijetueshmëria e plotë e këtij aksidenti është vërtet mahnitëse”, i ka thënë Ronan BBC-së, duke vënë në dukje se trupi i aeroplanit kishte mbetur i paprekur.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e sediljeve 16G të aeroplanit, të cilat ai tha se ishin "të dizajnuara në mënyrë që pasagjerët e përfshirë në një aksident të mos godasin gjërat që mund të shkaktojnë lëndime".

Stjuardesat gjithashtu janë lavdëruar për zbritjen e shpejtë të të gjithëve nga avioni i kthyer mbrapsht. 

Në anën tjetër, vetë pasagjerët kishin punuar së bashku në mënyrë shumë efektive. 

Cilat aksidente të tjera avioni kanë ndodhur kohët e fundit?

Rasti shënon aksidentin e katërt të madh ajror në Amerikën e Veriut në më pak se një muaj.

Të gjithë 67 personat në bordin e një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak vdiqën pasi ato u përplasën në ajër pranë Uashington DC më 29 janar.

Shtatë persona vdiqën më 1 shkurt kur një aeroplan transporti mjekësor me gjashtë persona u rrëzua në Filadelfia. Një tjetër person mbeti i vdekur në tokë si pasojë e këtij incidenti.

Të 10 personat vdiqën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në Alaskë më 6 shkurt.

Këto incidente pasuan një tjetër aksident të rëndë në Korenë e Jugut në dhjetor, nga i cili vdiqën 179 njerëz.

Pavarësisht këtyre, ekspertët thonë se udhëtimi ajror mbetet jashtëzakonisht i sigurt, dhe po bëhet gjithnjë e më shumë.

LEXO EDHE: