Botë

Si do t’i përdorin liderët e G7-s asetet e ngrira ruse për ta paguar Ukrainën?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shtrëngojnë duart pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë në margjinat e G7-s, të enjten, 13 qershor. ( Foto: Alex Brandon)

Udhëheqësit e G7-s kanë rënë dakord të enjten në Itali që t’i përdorin asetet e ngrira ruse për t’i mbledhur 50 miliardë dollarë në vit si ndihmë për Ukrainën. 

Por, si do të funksionojë kjo?

Ligjërisht, vendet nuk mund të konfiskojnë asete drejtpërdrejt nga Rusia dhe t'ia japin ato Ukrainës, raportoi BBC-ja.

Megjithatë, ato mund të përdorin interesin nga 300 miliardë dollarë në asetet ruse që anëtarët e G7-s kanë ngrirë aktualisht.

Plani është të merret një kredi në tregjet ndërkombëtare dhe t'u jepet 50 miliardë dollarë ukrainasve çdo vit.

Më pas, ata do t’i përdorin 3 miliardë dollarët e gjeneruar nga asetet e ngrira për të shlyer interesin e kredisë së dhënë Ukrainës.